Një transplant flokësh kërkohet kur rrënjët e flokëve rrallohen për shkak të faktorëve të tillë si sëmundjet e ardhura si pasojë e stilit të jetesës, gjenetikës, stresit, mungesës së vitaminave dhe ushqimit jo te shëndetshëm.
Edhe pse mjekësia është duke studiuar rënien së flokëve, zgjidhja më efektive dhe e sigurt për të ngelet procedura e Transplantit të Flokëve.
Tani pyetja kryesore që mundon çdo individ që po konsideron transplantin e flokëve është- “A duhet?” Dhe sigurisht, i ndjekur nga pyetje të tjera si efektiviteti aktual i vetë procedurës, mundësitë e ndonjë efekti anësor, dhe më në fund, niveli i kënaqësisë që do të sjellin rezultatet. Mos ngurroni të kërkoni për Konsultën tonë Falas.
Merrni Konsultim FalasNe duam t'ju ndihmojmë me pasiguritë tuaja për të fituar përsëri vetebesimin!
Ne jemi të specializuar në kryerjen e transplanteve të flokëve të cilësisë më të lartë, së bashku me një përvojë magjike dhe luksoze që do ta vlerësoni për gjithë jetën!
Transplanti FUE në Turqi është plotësisht i sigurt dhe mini-invaziv. I njohur për teknologjinë e lartë, pajisjeve mjekësore dhe metodave të miratuara nga industria për pacientët dhe cdo rezultat.
njesive folikulare nga zona dhuruese. Në shumicën e rasteve graftet/ folikulat merren nga mjekra, pjesa e pasme e kokës dhe vendosen në një zonë me flokë të rrallë. Kjo ngjan me metodën FUT; por për FUE nuk është e nevojshme heqja e rripit të lëkurës dhe lë vetëm shenja të vogla të padukshme në zonën dhuruese.
Kirurgu do aplikojë anestezinë lokale në zonën dhuruese dhe pasi anestezia të japë efektin e saj, ekipi ynë mjekësor do të fillojë të ekstaktojë rrënjët/graftet më të mira nga zona juaj dhuruese.
Ekipi mjekësor fillon nxjerrjen e rrenjeve duke përdorur një mikromotor, është shumë e rëndësishme të zgjidhen vetëm graftet më të mira.
Më vonë, kirurgu përdor një grup tjetër të instrumentesh të specializuara për të krijuar mini kanale në zonën marrëse, ku do të implantohen rrënjët e ekstraktuara.
Kirurgu do të përdorë pinceta mjekësore për të implantuar graftet e ekstraktuara nga zona dhuruese në zonën marrëse.
Kohëzgjatja e kësaj procedure ndryshon dhe varet nga numri i grafteve që duhen transplantuar. Transplanti i flokëve me FUE zakonisht merr gjashtë deri në tetë orë për të përfunduar.
Dikush me flokë të shëndetshëm në zonat dhuruese për të siguruar rrënjë të forta. .
Gjatë konsultës, do zgjedhim metodën e përshtatshme për ju duke marrë parasysh këta faktorë:
Merrni Konsultim FalasBlueMagic Group do sigurohet që të keni përvojën më të mirë gjatë transplantit tuaj. Trajtimet tona janë të sigurta, relativisht pa dhimbje, mini invazive dhe ne përdorim pajisjet më të fundit mjekësore dhe metodat e miratuara nga industria për të siguruar rezultatet e dëshiruara.
Pas transplantit me metodën FUE, ne do t’ju sugjerojmë metoda dhe mënyra për t’u siguruar që të merrni rezultate afatgjata dhe për tu kujdesur për veten tuaj.
Mund të keni ndonjë ënjtje të vogël në kokë tuaj, e cila mund të kalohet duke përdorur disa kompresa të ftohta dhe masazhime të lehta.
Rekomandimi ynë ështe të flini me kokën ngritur me disa jastëkë për të paktën tre ditë pas procedurës.
Do të ishte mirë nëse qëndroni larg nga ushtrimet e rënda ose noti për të paktën tre javë pas operacionit, gjithashtu të mbani veten larg ushqimeve që mund të krijojnë hollim gjaku, duke përfshirë këtu ushqime pikante, hudhër, kafeinë dhe madje alkool.
Shmangni rrezet direkte të diellit në zonën e transplantuar.
Kjo procedurë është më e besueshme sesa konsumi i kombinuar i ilaçeve të ndryshme dhe përdorimi i vajrave. Ky trajtim nuk ka asnjë lloj efekti anësor, plus siguron një zgjidhje të përhershme për rënien e flokëve. Në përgjithësi, statistikat tregojnë se procedura e Transplantit të Flokëve ka një normë vërtet të lartë suksesi.
Ky proces është një procedurë e vetme, nuk do t’ju duhet të shpenzoni vazhdimisht para dhe kohë në udhëtime shtesë në lidhje me transplantin tuaj në Turqi.
Në ditët e sotme një transplant flokësh ka fuqinë t’ju ndryshojë aparencën dhe pamjen ndërkohë që ju jep konfidencën që ju ka munguar gjithnjë. Duke punuar në zonat ‘problematike’ pa flokë të cilat ju kanë sjellë pasiguri; vetëbesimi dhe dashuria për veten patjetër që rritet..
Mos e rruani kokën para transplantit, pasi kjo na ndihmon të kuptojmë dendësinë e flokut dhe të caktojmë sasinë e grafteve që duhen.
Për të pasur një takim me ne, duhet të plotësoni të dhënat tuaja në formularin e kërkuar. Kur gjithcka të konfrimohet; udhëtimi juaj, qëndrimi,operacioni dhe pothuajse gjithçka do të mbulohet nga ne sipas tarifave per të cilat diskutojmë gjatë konsultës.
Rekomandohet nga kirurgët tanë që pacienti të shmangë pirjen e alkoolit dhe pirjen e duhanit disa ditë para transplantimit pasi kjo shkakton hollim gjaku dhe mund të ndërpresë operacionin tonë.
Ne do aplikojmë anestezi para trajtimit që të jeni komodë dhe pa dhimbje.
Shkalla e suksesit në BlueMagic Group është shumë e lartë. Janë afërsisht 20,000 + transplante flokësh me një sukses të madh të cilat kanë bërë pacientë të lumtur.
Në BlueMagic Group, ne kemi disa lloje teknikash dhe teknologjish. Gjatë konsultës fillestare, ne do kuptojmë gjendjen dhe kërkesat tuaja për numrin e grafteve që ju nevojitet. Pas vlerësimit të mundësive, kirurgët tanë do të sugjerojnë një trajtim.
Cdo operacion ka risqe, po ashtu edhe ky transplant. Por në klinikën tonë ne sigurohemi që risqet të jenë të vogla dhe rezultatet të shkëlqyera.
Pas Pas transplantit, ju mjekojmë me kujdes dhe para nisjes bëjmë një check up.
Jeni kuriozë të dini se si do të shkonte transplanti i flokëve tuaj? Lidhuni me ne sot dhe na lejoni t'ju ndihmojmë të kuptoni gjithçka në detaje të plota me ndihmën e një konsulte falas. Konsulentët tanë mjekësorë janë një mesazh larg!