Pagesa Fleksibel
Shërbimet e transplanteve

Transplanti i flokëve për femrat

Transplanti i flokëve për femrat në Turqi është një procedurë e ngjashme me atë të meshkujve. Meqenëse kemi teknika të ndryshme në dispozicion në klinikë, ne përpiqemi të kuptojmë nevojat tuaj gjatë konsultimit dhe rekomandojmë procedurën më të mirë për ju.

Transplanti i flokëve fillon nga ekstraktimi i rrënjëve nga zona dhuruese, e cila përfshin pjesën e pasme të kokës dhe anësoret; dhe vazhdon me implementimin e grafteve në zonën marrëse. Sa i përket vijës frontale të flokëve dhe preferencave që mund të keni; ne përmbushim cfarë ju dëshironi.

Meqenëse BlueMagic Group ju ofron teknika dhe teknologji të përparuara; pajisjet e fjalës më të fundit, një ekip teknikësh, kirurgësh, mjekësh të trajnuar me përvojë të gjatë do ju sigurojë një operacion të suksesshëm dhe ju do keni rezultatet e dëshiruara.

Si?

Si funksionon transplanti për femrat?

  • Step1
    Hapi 1

    Për Komfortin tuaj

    Kirurgu do aplikojë anestezi lokale në zonën e dhuruese për të ekstraktuar rrënjët, të cilat më pas do të mbillen në mënyrë direkte.

  • Step1
    Hapi 2

    Post-Anestezia

    Pasi kirurgu i ka ekstraktuar graftet i vendos ato në majën/ gjilpërën e Instrumentit Choi. Këto grafte/ rrënjë do të implantohen nga ai në zonën marrëse në këndin, thellësinë dhe drejtimin e duhur për t’ju dhënë rezultate sa më natyrale.

  • Step1
    Hapi 3

    Gjatë Operacionit

    Kirurgët tanë më të mirë do të jenë në dispozicion me dy infermierë dhe dy teknike të cilët do të punojnë të dedikuar njëkohësisht.

  • Step1
    Hapi 4

    Pjesa e fundit

    Folikulat do të implementohen me kujdes një e nga një për rezultate më të mira dhe më natyrale nga DHOI Choi Pen.

How long does

Sa kohë zgjat transplanti i flokëve për gratë në Turqi?

Kohëzgjatja e kësaj procedure ndryshon në varësi të numrit të grafteve që duhen transplantuar. Transplanti i flokëve për gratë zakonisht zgjat nga 6 deri në 8 orë për të përfunduar.

Kush?

Kush mundet ta kryeje?

Sipas kërkimeve 2-5% e femrave që vuajnë nga rënia e flokëve mund të përfitojnë nga mbjellja e flokëve.

Femrat që vuajnë nga rënia e flokëve si pasojë e alopecisë mekanike (jo-hormonale).

Femrat që kanë pasur një operacion plastik dhe shqetësohen për humbjen e flokëve

Femrat që kanë rënie floku të dallueshme në anësore, pjesën e sipërme, në zonën e kurorës.

Femrat që kanë rënie të flokëve si pasojë e traumave mendore, djegieve,aksidenteve. Femrat me alopecia marginalis

 

Merrni Konsultim Falas

Faktorë të tjerë përcaktues përfshijnë:

  • Numri i grafteve të nevojshme për te patur rezultatet që kërkoni të arrini.
  • Ngjyra e flokeve
  • Tekstura e flokeve
  • Kompleksi i lekures
  • Humbja e flokeve potenciale
Media jonë

Përvoja e mbjelljes së flokëve për femrat

BlueMagic Group sigurohet që të keni përvojën më të mirë në transplantin e flokëve tuaj. Trajtimet tona janë plotësisht të sigurta, relativisht pa dhimbje, mini invazive dhe ne përdorim pajisjet më të fundit dhe metodat e aprovuara nga industria për të siguruar rezultatet qe deshironi.

Pas Trajtimit

Pas Transplantit për femra

  1. 01

    Pasi transplantit të flokëve, mund të prisni rezultatet e plota dhe rritjen e flokëve brenda12 muajve.

  2. 02

    Kini parasysh se ndërmjet 2 – 8 javë pas operacionit, flokët e transplantuar do të bien, gjë që është absolutisht normale.

  3. 03

    Në muajin e tretë pas operacionit flokët mund të duken më të hollë se ato të mëparshmit, gjë që është gjithashtu normale.

  4. 04

    Rekomandohet mjekimi i duhur, sugjerohet gjithashtu marrja e ilaçeve të përshkruara në orar, gjithashtu kujdesi dhe larja e kokës sipas intruksioneve të ekipit mejkësor.

  5. 05

    Ilaçet e përshkruara do të ngadalësojnë rënien dhe rrallimin e flokëve të reja, prandaj rekomandohet marrja e duhur e ilaçeve.

Advantage

Avantazhet e mbjelljes së flokëve për femrat

  • Do shihni një avantazh dhe ndryshim të madh estetik në flokët tuaj, pasi çdo graft individual do të jetë i përqendruar dhe me pamje të mirë, si rezultat do keni një pamje më rinore, e cila do ndikojë në rritje të vetëbesimit.

  • Duke kuptuar kërkesën tuaj, ne do t’ju ofrojmë trajtimin më të përshtatshëm i cili do të jetë minimalisht invaziv, relativisht pa dhimbje, plotësisht i sigurt.

  • Ne përdorim teknikat më të mira të mundshme të cilat do t’ju ndihmojnë keni rritje ashtu si në flokët tuaj natyral.

  • Procedurat do të kryhen në ndikimin e anestezisë lokale që e bën trajtimin tejmase të sigurt dhe pa dhimbje. Ekipi; kirurgët dhe ekspertët tanë do të sigurohen që trajtimi të mos çojë në ndonjë ndërlikim serioz.

Mbjellja e Flokëve për Femrat

Pyetje te shpeshta

A ka ndonjë artikull ushqimor që duhet të shmang para transplantit të femrave?

Konsumimi i alkoolit dhe cigareve, pirja e çajit jeshil, kafes, aspirinës, stimuluesve duhet të shmanget të paktën 10 ditë para procedurës.

Kur rritet plotësisht floku pas transplantit?

Pas transplantit flokët rriten plotësisht pas 12 muajsh, për femrat mund të duhen deri në 18 muaj nëse doni të mbani flokët të gjatë. Përveç kujdesit për to nuk ka nevojë për ndonjë mirëmbajtje të veçantë.

Nga ku do të merren rrënjët per të kryer transplantin e flokëve për femrat?

Cdo procedurë e mbjelljes së flokëve në BlueMagic Group bëhet duke përdorur flokët tuaj. Zona e dhuruese mund të jetë pjesa e pasme e kokës ose një pjesë ku rritja e flokëve është e shëndetshme.

Cila është garancia që flokët e mi do rriten të shëndetshem?

Pas transplantit, ne garantojmë rezultate të përhershme dhe flokët tuaj natyralë do të fillojnë të rriten më të plotë, të shëndetshme dhe të dendur.

A mundet që transplanti të trajtojë humbjen e flokëve post menopauzës?

Rënia e flokëve pas menopauzës mund të përmirësohet me një transplant flokësh nëse pacientja ka flokë të shëndetshëm në zonën dhuruese. Praprakisht konsultohuni me kirurgët tanë.

A mund ti lyej flokët edhe pas transplantit?

Mund t’i rritni, prini, lyeni dhe stiloni flokët e mbjellë.

           

Merrni KONSULTEN tuaj falas!

Jeni kuriozë të dini se si do të shkonte transplanti i flokëve tuaj? Lidhuni me ne sot dhe na lejoni t'ju ndihmojmë të kuptoni gjithçka në detaje të plota me ndihmën e një konsulte falas. Konsulentët tanë mjekësorë janë një mesazh larg!

Profie Merrni konsultë falas