Transplanti i flokëve me metodën DHI në Turqi është një teknikë e përparuar e mbjelljes së flokëve e krijuar posaçërisht me instrumente implantues për të ekstraktuar folikulat nga zonat dhuruese dhe më pas për t’i mbjellë direkt në zonën e synuar marrëse një nga një. Në BlueMagic Group, ne përdorim teknologjinë më të fundit Choi Pen për të siguruar përvojën më të mirë për pacientët tanë.
Çfarë është Choi Pen?
Blue Magic Group, klinikë që ofron metodën DHI HAIR TRANSPLANT në TURQI përdor Choi Pen, i cili është një mjet i specializuar që përdoret për të implantuar rrënjët e flokëve në skalp pasi të jenë ekstraktuar nga zona dhuruese. Instrumenti është i ngjashëm me një stilolaps me një gjilpërë të zbrazët në skaj. Gjilpëra ka diametër ndërmjet 0.5 dhe 1.5 mm. Saktësia e dhënë nga Choi Pen lejon një rezultat më natyral dhe përmirëson shkallën e mbijetesës së grafteve pasi të jetë vendosur.
Kirurgu ynë do përdorë anestezi lokale në zonën dhuruese për të ekstraktuar graftet e kërkuara. Më pas do punohet me Instrumentin CHOI Pen për të mbjellë graftet, direkt në skalp.
Kirurgu ynë do të marrë rrënjët e ekstraktuara dhe do t’i vendosë ato në gjilpërën e Choi Pen. Këto rrënjë mbillen nga kirurgu në zonën marrëse në këndin, thellësinë dhe drejtimin e duhur për t’ju dhënë rezultate natyrale.
Folikulat do të mbillen me kujdes një nga një në zonën marrëse për rezultate më të mira me metodën Choi Pen.
Kirurgët tanë më të mirë do të jenë në dispozicion me dy infermierë dhe dy teknike, të cilët do të punojnë meshumë përkushtim.
Kohëzgjatja e kësaj procedure mund të ndryshojë në varësi të numrit të grafteve që duhen transplantuar. Transplantimi i flokëve DHI zakonisht merr 6 deri në 8 orë për të përfunduar.
Për te patur transplantin e flokëve me metodën DHI CHOI PEN, një kandidat duhet të ketë flokë të shëndetshëm në zonat dhuruese për rritje të fortë të rrënjës.
Tekstura, dendësia e madje edhe ngjyra e flokëve tuaj do të merren parasysh për t’ju siguruar rezultatet e dëshiruara.
Ky trajtim është i përshtatshëm për këdo;madje edhe për ata që janë në kërkim të mbjelljes së vetullave, mjekrës, mustaqeve dhe vijës frontale të flokëve.
Kur të jemi gjate konsultimit, ekipi ynë ekspert i kirurgëve do kuptoje se cili trajtim do të jetë perfekti për ju. Specialistët do marrin parasysh synimet tuaja estetike dhe një sërë faktorësh, si historikun tuaj mjekësor dhe rënien e flokëve të parashikuar, për të ofruar një shërbim që ju garnaton rezultatet më të mira.
Merrni Konsultim FalasBlueMagic Group sigurohet që të keni përvojën më të mirë në transplantin e flokëve tuaj. Trajtimet tona janë plotësisht të sigurta, relativisht pa dhimbje, mini invazive dhe ne përdorim pajisjet më të fundit dhe metodat e aprovuara nga industria për të siguruar rezultatet qe deshironi.
Pas implantimit të flokëve, kirurgu do t’ju këshillojë për metodat e duhura të kujdesit pasues. Këto metoda zakonisht përfshijnë aplikimin e një komprese të ftohtë për të zvogëluar rrezikun të mavijosjes dhe edemës dhe marrjen e ndonjë anti-inflamatori dhe antibiotiku. Gjithashtu duhet të flini me kokën ngritur me jastëkë shtesë për të paktën tre ditët e para pas procedurës.
Mund të kufizoni ushtrimet, të shmangni notin, alkoolin dhe pirjen e duhanit dhe të qëndroni larg diellit sa më shumë që të jetë e mundur. Ju rekomandojmë te pushoni dhe të prisni të paktën shtatë ditë pas kontrollit tuaj përfundimtar para se të lani flokët; për të siguruar shërimin e duhur.
Rezultatin e plotë do e shihni në 12 muaj pas procedurës. Rritja e flokëve do të jetë e dukshme brenda një muaji pas operacionit. Sidoqoftë, këta flokë natyrshëm do të bien dhe do të fillojë rigjenerimi brenda tre deri në pesë muaj.
Zvogëlohet rreziku i dëmtimit të rrënjës së flokëve duke reduktuar kohën që folikuli lihet jashtë skalpit.
Instrumenti Choi ben incizione më të vogla, më pak gjakderdhje.
Specialisti ka kontroll të plotë mbi këndin, drejtimin dhe thellësinë e implantimit tërrënjës, duke siguruar një rezultat më natyral
Kjo metodë ofron më shumë fleksibilitet sesa metoda FUE. Sapo të ekstraktohen folikulat nga zona dhuruese, ato ose mund të ruhet në një tretësirë të veçantë për t’i ruajtur, ose të transplantohen direkt në zonën marrëse, në varësi të nevojave tuaja unike.
Pavarësisht nga nevojat tuaja të veçanta ose shkalla e rënies së flokëve, ne do të punojmë për të përcaktuar nëse metoda DHI Choi Pen është opsioni më i mirë për ju.
Mbjellja e flokëve me proceduren DHI ka rezultate të garantuara natyrale; pasi instrumenti CHOI; mbjell me një kënd të përsosur, thellësi dhe kontroll të madh.
Përveç konsumimit të alkoolit ose pirjes së cigareve, pirja e çajit jeshil, kafes, aspirinave ose ndonjë stimuluesi duhet të shmanget të paktën 10 ditë para procedurës.
Pasi transplantit floket rriten plotësisht pas 12 muajsh; do ju duhet te kujdeseni për to .
Cdo procedurë në BlueMagic Group përdor flokët tuaj. Zona dhuruese mund të jetë pjesa e pasme e kokës, mjekra ose kudo ku rritja e flokëve është e shëndetshme.
Pas transplantit, ne garantojmë rezultate të përhershme dhe flokët natyralë do të fillojnë të rriten më të plotë, të shëndetshme dhe të dendur.
Fill pas mbjelljes së flokëve, një fasho e posacme do vendoset për të mbrojtur zonën; e cila do hiqet gjatë vizitës tuaj të fundit në klinikë.
Jeni kuriozë të dini se si do të shkonte transplanti i flokëve tuaj? Lidhuni me ne sot dhe na lejoni t'ju ndihmojmë të kuptoni gjithçka në detaje të plota me ndihmën e një konsulte falas. Konsulentët tanë mjekësorë janë një mesazh larg!