Pagesa Fleksibel
Shërbimi DHI

Transplantimi i flokeve DHI

Transplanti i flokëve me metodën DHI në Turqi është një teknikë e përparuar e mbjelljes së flokëve e krijuar posaçërisht me instrumente implantues për të ekstraktuar folikulat nga zonat dhuruese dhe më pas për t’i mbjellë direkt në zonën e synuar marrëse një nga një. Në BlueMagic Group, ne përdorim teknologjinë më të fundit Choi Pen për të siguruar përvojën më të mirë për pacientët tanë.

Çfarë është Choi Pen?

Blue Magic Group, klinikë që ofron metodën DHI HAIR TRANSPLANT në TURQI përdor Choi Pen, i cili është një mjet i specializuar që përdoret për të implantuar rrënjët e flokëve në skalp pasi të jenë ekstraktuar nga zona dhuruese. Instrumenti është i ngjashëm me një stilolaps me një gjilpërë të zbrazët në skaj. Gjilpëra ka diametër ndërmjet 0.5 dhe 1.5 mm. Saktësia e dhënë nga Choi Pen lejon një rezultat më natyral dhe përmirëson shkallën e mbijetesës së grafteve pasi të jetë vendosur.

Si?

Si funksionon Transplanti me DHI?

  • Step1
    Hapi 1

    Për Komfortin tuaj

    Kirurgu ynë do përdorë anestezi lokale në zonën dhuruese për të ekstraktuar graftet e kërkuara. Më pas do punohet me Instrumentin CHOI Pen për të mbjellë graftet, direkt në skalp.

  • Step1
    Hapi 2

    Post-Anestezia

    Kirurgu ynë do të marrë rrënjët e ekstraktuara dhe do t’i vendosë ato në gjilpërën e Choi Pen. Këto rrënjë mbillen nga kirurgu në zonën marrëse në këndin, thellësinë dhe drejtimin e duhur për t’ju dhënë rezultate natyrale.

  • Step1
    Hapi 3

    Gjatë Operacionit

    Folikulat do të mbillen me kujdes një nga një në zonën marrëse për rezultate më të mira me metodën Choi Pen.

  • Step1
    Hapi 4

    Perfundimi i Operacionit

    Kirurgët tanë më të mirë do të jenë në dispozicion me dy infermierë dhe dy teknike, të cilët do të punojnë meshumë përkushtim.

How long does

Sa kohë zgjat transplanti i flokëve DHI ne TURQI?

Kohëzgjatja e kësaj procedure mund të ndryshojë në varësi të numrit të grafteve që duhen transplantuar. Transplantimi i flokëve DHI zakonisht merr 6 deri në 8 orë për të përfunduar.

Kush?

Kush mund te jete kandidat?

Për te patur transplantin e flokëve me metodën DHI CHOI PEN, një kandidat duhet të ketë flokë të shëndetshëm në zonat dhuruese për rritje të fortë të rrënjës.

Tekstura, dendësia e madje edhe ngjyra e flokëve tuaj do të merren parasysh për t’ju siguruar rezultatet e dëshiruara.

Ky trajtim është i përshtatshëm për këdo;madje edhe për ata që janë në kërkim të mbjelljes së vetullave, mjekrës, mustaqeve dhe vijës frontale të flokëve.

Kur të jemi gjate konsultimit, ekipi ynë ekspert i kirurgëve do kuptoje se cili trajtim do të jetë perfekti për ju. Specialistët do marrin parasysh synimet tuaja estetike dhe një sërë faktorësh, si historikun tuaj mjekësor dhe rënien e flokëve të parashikuar, për të ofruar një shërbim që ju garnaton rezultatet më të mira.

Merrni Konsultim Falas

Faktorë të tjerë përcaktues përfshijnë:

  • Numri i grafteve të nevojshme për te patur rezultatet që kërkoni të arrini.
  • Ngjyra e flokeve
  • Tekstura e flokeve
  • Kompleksi i lekures
  • Humbja e flokeve potenciale
Media jonë

Përvoja e Transplantit me DHI

BlueMagic Group sigurohet që të keni përvojën më të mirë në transplantin e flokëve tuaj. Trajtimet tona janë plotësisht të sigurta, relativisht pa dhimbje, mini invazive dhe ne përdorim pajisjet më të fundit dhe metodat e aprovuara nga industria për të siguruar rezultatet qe deshironi.

Pas Trajtimit

Pas Transplantit me DHI

  1. 01

    Pas implantimit të flokëve, kirurgu do t’ju këshillojë për metodat e duhura të kujdesit pasues. Këto metoda zakonisht përfshijnë aplikimin e një komprese të ftohtë për të zvogëluar rrezikun të mavijosjes dhe edemës dhe marrjen e ndonjë anti-inflamatori dhe antibiotiku. Gjithashtu duhet të flini me kokën ngritur me jastëkë shtesë për të paktën tre ditët e para pas procedurës.

  2. 02

    Mund të kufizoni ushtrimet, të shmangni notin, alkoolin dhe pirjen e duhanit dhe të qëndroni larg diellit sa më shumë që të jetë e mundur. Ju rekomandojmë te pushoni dhe të prisni të paktën shtatë ditë pas kontrollit tuaj përfundimtar para se të lani flokët; për të siguruar shërimin e duhur.

  3. 03

    Rezultatin e plotë do e shihni në 12 muaj pas procedurës. Rritja e flokëve do të jetë e dukshme brenda një muaji pas operacionit. Sidoqoftë, këta flokë natyrshëm do të bien dhe do të fillojë rigjenerimi brenda tre deri në pesë muaj.

Advantage

Avantazhet e transplantit me DHI CHOI

  • Zvogëlohet rreziku i dëmtimit të rrënjës së flokëve duke reduktuar kohën që folikuli lihet jashtë skalpit.

  • Instrumenti Choi ben incizione më të vogla, më pak gjakderdhje.

  • Specialisti ka kontroll të plotë mbi këndin, drejtimin dhe thellësinë e implantimit tërrënjës, duke siguruar një rezultat më natyral

  • Kjo metodë ofron më shumë fleksibilitet sesa metoda FUE. Sapo të ekstraktohen folikulat nga zona dhuruese, ato ose mund të ruhet në një tretësirë të veçantë për t’i ruajtur, ose të transplantohen direkt në zonën marrëse, në varësi të nevojave tuaja unike.

     

    Pavarësisht nga nevojat tuaja të veçanta ose shkalla e rënies së flokëve, ne do të punojmë për të përcaktuar nëse metoda DHI Choi Pen është opsioni më i mirë për ju.

Tranplanti me DHI

Pyetje te shpeshta

A do të duken flokët natyral; të shëndetshëm dhe te bukur pas transplantit me DHI?

Mbjellja e flokëve me proceduren DHI ka rezultate të garantuara natyrale; pasi instrumenti CHOI; mbjell me një kënd të përsosur, thellësi dhe kontroll të madh.

A ka ndonjë artikull ushqimor që duhet të shmang para Transplantit të Flokëve DHI?

Përveç konsumimit të alkoolit ose pirjes së cigareve, pirja e çajit jeshil, kafes, aspirinave ose ndonjë stimuluesi duhet të shmanget të paktën 10 ditë para procedurës.

Kur rritet plotësisht floku pas transplantit me DHI?

Pasi transplantit floket rriten plotësisht pas 12 muajsh; do ju duhet te kujdeseni për to .

Nga ku merren rrënjët e flokëve që do të mbillenme DHI?

Cdo procedurë në BlueMagic Group përdor flokët tuaj. Zona dhuruese mund të jetë pjesa e pasme e kokës, mjekra ose kudo ku rritja e flokëve është e shëndetshme.

Cila është garancia që flokët e mi do rriten të shëndetshem?

Pas transplantit, ne garantojmë rezultate të përhershme dhe flokët natyralë do të fillojnë të rriten më të plotë, të shëndetshme dhe të dendur.

A do kem nga shenja pas transplantit me DHI?

Fill pas mbjelljes së flokëve, një fasho e posacme do vendoset për të mbrojtur zonën; e cila do hiqet gjatë vizitës tuaj të fundit në klinikë.

           

Merrni KONSULTEN tuaj falas!

Jeni kuriozë të dini se si do të shkonte transplanti i flokëve tuaj? Lidhuni me ne sot dhe na lejoni t'ju ndihmojmë të kuptoni gjithçka në detaje të plota me ndihmën e një konsulte falas. Konsulentët tanë mjekësorë janë një mesazh larg!

Profie Merrni konsultë falas